Hasani: KEDS s’i pranon ligjet e Kosovës, as vendimin e Inspektoriatit të punës dhe as kontratën kolektive

E publikuar: 13/12/2016 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://www.youtube.com/watch?v=z57afaXfD40

Nasuf Hasani, avokat dhe perfaqesues zyrtar i punetoreve te KEDS, qe jane largue nga puna, ka qene i ftuem ne News Show – Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Ai ka thane se numri i punetoreve qe jane largue nga puna asht afersisht 300 punetore.

“Arsyet e largimit nga puna te ketyne punetoreve nga KEDS jane qesharake, ndersa jane shkele tana normat per te drejtat e punetoreve”, thekson Hasani, shkruen Rrokum.TV.

Ai ka citue Ligjin e Punes ne Kosove, tue argumentue shkeljen qe asht ba ne kete rast nga ana e KEDS.

Ai ka sqarue se dy here asht marre vendimi qe keta punetore me u rikthye ne pune, por nji gja e tille nuk asht zbatue nga ana e KEDS.

Hasani ban me dije se punetoret jane ne gjendje te rande ekonomike dhe ai pret nga Gjykata Themelore qe me marre nji vendim per kete cashtje.

Ai ka thane se drejtori i KEDS ka kercenue kryetarin e Sindikates se Punetoreve te KEDS se ka me ngrite padi ndaj tij dhe ndaj avokatit, ne kete rast, Nasuf Hasanit.

Per kete, avokati Hasani ka thane se ai ka nji kontrate me keta punetore dhe ka me veprue deri sa asht nen ate kontrate. /Rrokum.TV