Hasani i del në mbrojtje Selimit, sugjeron Lladrovcin mos të ndërhyjë në këto tema!

E publikuar: 04/03/2016 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka folur rreth debatit të fundit në mes të Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit, transmeton “Zeri.info”

“Në këtë debat dua të ndërhyjë dhe i them mjaft z. Lladrovci qe, kërkon llogari nga Selimi per arrestimet tona dhe vrasjen e Zahirit. Dua t’ia bej me dije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj

Postimi i plotë:

Nje lutje miqve te mi,

I percolla me vemendje qe nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves per zgjedhjen e presidentit e deri me sot debate jo te pelqyeshme dhe debatin e fundit ne mes z. Selimit dhe z. Lladrovcit dhe nuk dua te nderhyj, po me qellimin e mire qe te mbylle kete debat, them mjaft me keto ne emer te Luftes.

Por ne kete debat dua te nderhyj dhe i them mjaft z. Lladrovci qe, kerkon llogari nga Selimi per arrestimet tona dhe vrasjen e Zahirit.

Dua t’ia bej me dije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj bashkeluftetar i kam lenë ne Prekaz ne Familjen e Adem Jasharit. Prandaj te lutem z. Ladrovci mos hy ne tema për te cilat nuk i di dhe nuk ke qene protagonist. Kete ta them me qellimin më te mire dhe për hir te se vertetes.

E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe tentohet qe reniet e shokeve te paraqiten si te dyshimta.

Me respekt Nait Hasani

/Zëri/