Harvard: Temperatura mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

17.05.2020 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Harvard: Temperatura mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Çfarë zbuloi studimi i Harvardit?

Një studim i madh i kryer nga Harvard, MIT dhe institucione të tjera studiuan se si kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e coronavirusit, raporton Washington Post.

Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperatura mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit, transmeton Telegrafi.

Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë mbi atë nivel shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të numrit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Ky është numri mesatar i infeksioneve të reja të krijuara nga secili person i infektuar. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Shkencëtarët vërejnë se coronavirusi ka të ngjarë të sillet si SARS dhe MERS, ose se do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por gjithashtu se kjo do të thotë që pas verës, numri i infeksioneve do të rritet në vjeshtë.

David Heymann, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëron se studime të tilla duhet të merren me shumë kujdes.

“Këto janë teste laboratorike, jo situata reale. Ditë pas dite po dëshmojmë transmetimin e virusit COVID-19 në shumicën e pjesëve të botës, madje edhe në vendet tropikale”, tha Heymann.

Sa i përket hulumtimit mbi ndikimin e lagështirës në përhapjen e virusit, studimet kanë treguar që viruset si coronavirusi përhapen më shpejt në ajër të thatë, ndërsa lagështia më e lartë bën që pikat e virusit të bien në tokë më shpejt dhe të qëndrojnë në ajër më të shkurtër. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Harvard: Temperatura mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Harvard: Temperatura mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Basha, Kryemadhi: Mos njihni shtetin e Edi Ramës

Basha, Kryemadhi: Mos njihni shtetin e Edi Ramës

Qytetarët: Mirëpresim lehtësimin e masave kundër COVID-19

Qytetarët: Mirëpresim lehtësimin e masave kundër COVID-19

Nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë është i arrestuar nga policia,

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë është i arrestuar nga policia,

Me peticion ,kërkohet hapja e xhamive në Kosovë

Me peticion ,kërkohet hapja e xhamive në Kosovë

Koronavirusi ndikon në sektorin e ndërtimit në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ndikon në sektorin e ndërtimit në Maqedoninë e Veriut

Katër pacientë me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Katër pacientë me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

I sulmojnë zyrtarët policorë, iu caktohet masa e ndalimit

I sulmojnë zyrtarët policorë, iu caktohet masa e ndalimit

Presidenti: Vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia!

Presidenti: Vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia!

Haziri i përgjigjet Kurtit: LDK është një dhe unike

Haziri i përgjigjet Kurtit: LDK është një dhe unike

Protesta në Gjermani: S`na detyroni dot të bëjmë vaksinën!

Protesta në Gjermani: S`na detyroni dot të bëjmë vaksinën!

Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

Falimentim biznesesh e humbje të vendeve të punës

Falimentim biznesesh e humbje të vendeve të punës

Basha flet për shembjen e Teatrit Kombëtar: Dhunë, babëzi dhe hajdutëri, Rama përgjegjësi i vetëm

Basha flet për shembjen e Teatrit Kombëtar: Dhunë, babëzi dhe hajdutëri, Rama përgjegjësi i vetëm

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Monika Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Monika Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës