Hartohet plan urgjent për parandalimin e zjarreve në malet e Kosovës

E publikuar: 02/04/2019 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë se kanë një plan veprimi për parandalimin e zjarrit nëpër pyjet e Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se në këtë çështje janë kyçur të gjitha institucionet.

“Në përgjithësi kemi një plan veprimi ku janë kyçur të gjitha institucionet pa ashtu edhe KFOR-i, u bëj thirrje kryetarëve të komunave që të jenë vigjilent që të ndërmarrin veprimet me kohë, kurse policisë u bëj thirrje që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme të shohin nëse ka veprime kriminale dhe t’i vënë para drejtësisë”, ka thënë Haradinaj.

Se fundmi është raportuar për zjarret që kanë kapluar pyjet nga e gjithë Kosova. /Express/