Hart rikthehet në Premierligë, por jo te City

E publikuar: 21/10/2016 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joe Hart pritet të rikthehet në Premierligë në fund të këtij sezoni

Portieri anglez, Joe Hart, u detyrua të kalojë në Torino në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi Pep Guardiola transferoi Claudio Bravon nga Barcelona

Por, reprezentuesi i Anglisë pritet të rikthehet në Premierligë në fund të këtij sezoni. Sipas “The Sun”, Everton dhe Chelsea janë të interesuar që ta angazhojnë ish-portierin e Birmingham Cityt. /Express/