Harroni shkrepëset, ndezi zjarrin duke përdorur qesen e najlonit të mbushur me ujë deti (Foto/Video)

E publikuar: 06/02/2018 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë ka vendosur të shkoj hapave të Robinson Cruzos, i cili në një ishull na ka mësuar se di duhet të ndezim zjarrin pa përdorur shkrepës apo diçka të ngjashme – ai këtë e ka bërë duke përdorur një qese të najlonit të mbushur me ujë deti.

Alvaro Cerezo nga Spanja, ka vizituar mbi 400 territore të pabanueshme që kurrë vendosi të heq dorë nga civilizimi për një jetë primitive, qysh kur ishte 19-vjeçar, transmeton Telegrafi.

Cerezo tani 36-vjeçar, inkurajon të rinjtë nga e mbarë bota që të mos frikësohen të kalojnë ditë të tëra nëpër vende të braktisura ku nuk jeton as edhe një njeri, pasi sipas tij ekzistojnë metoda tjera “primitive” që u ndihmojnë atyre të mbijetojnë,  por edhe të shijojnë bukuritë natyrore.

Ai ka realizuar një video interesante të cilën e filmoi nga një ishull në Philipine, ku përdori një qese të plastikës të mbushur me ujë deti për ta ndezur zjarrin.

Alvaro nga Malaga e përdor qesen e najlonit me ujë deti sikur thjerrëz, e cila tërheq rrezet e diellit për të krijuar shkëndija që ndihmojnë në ndezjen e zjarrit. /Telegrafi/