Harron ku kishte parkuar veturën, e gjen atë 20 vjet më vonë

E publikuar: 16/11/2017 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 1997, në qytetin gjerman të Frankfurtit, një burrë raporton në polici se i kishin vjedhur veturën. 

Njëzet vjet më vonë, autoritetet kanë rënë në gjurmët e veturës së humbur, ku rezultoi më pas se personi i cili kishte në pronësi veturën, nuk i ishte vjedhur, ai thjesht kishte harruar ku e kishte parkuar.

Sipas The Independent mjeti u gjet në një garazh në një ndërtesë të vjetër industriale që pritet të shkatërrohet.

Makina ishte drejt shkatërrimit, kështu që u raportua në polici, e cila më pas hetoi se kush ishte pronari, transmeton tvklan.

Sipas gazetës rajonale gjermane Augsberger Allgemein, burri, tani 76-vjeç, ishte drejtuar për në polici me vajzën e tij për të rimarrë makinën.

Për fat të keq vetura nuk ishte më funksionale.