Harrojini aplikacionet Skype dhe Facetime, kjo është e ardhmja e komunikimit (Video)

E publikuar: 20/08/2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teknologjia e komunikimit ka ndryshuar shumë- akoma mbaj mend celularët e mëdhenj që dukeshin si lodra qesharake. Tani kemi mënyra të ndryshme për të komunikuar me të afërmit apo miqtë tanë. Pjesa më e madhe përdorin aplikacionet Skype apo Facetime për të komunikuar me miqtë dhe familjarët.

Me këto aplikacione ju mund të flisni me video me familjarët tuaj që janë larg, por nuk mund t’i prekni ata. Falë një grupi studentësh të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit, në të ardhmen, ju do të keni mundësi edhe t’i prekni njerëzit me të cilët po flisni në Skype apo Facetime.

Grupi Tangible Media ka krijuar në laboratorët e medias të MIT një ekran të përbërë nga atomet, dhe jo pikselët, dhe e kanë quajtur inFORM. Petëzat plastike kontrollohen nga një motor i lidhur me një laptop, i cili mund të mbajë objekte të vërteta falë programit Microsoft Kinect.

Ç`do të thotë kjo? Dy njerëz që flasin me anë të aplikacionit Skype mund të lidhen fizikisht. Sigurisht pajisja është ende në fazat e saj të para dhe duhen mësuar si fillim gjërat themelore. Të dy personat duhet të kenë pajisjet e përshtatshme, duke filluar nga modeli 3D, i cili funksionon në mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme të planetit.

/krokodili/