Harresa është shenjë që më nuk është e sigurt të jetoni pa ndihmën e të tjerëve

E publikuar: 05/03/2018 07:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja është më e rëndësishmja. Është me rëndësi të kuptohet seriozisht kur më nuk keni mundësi vetë të mbani higjienën dhe të gatuani racionet. Për këtë mund t’ju paralajmërojë familja juaj.

Nëse jetoni vetëm, në moshën e shtyrë është me rëndësi t’u kushtoni rëndësi shenjave të cilat tregojnë që ndoshta është më mirë të bashkoheni me familjen apo të shkoni në shtëpi të pleqve, transmeton Telegrafi.

Se a duhet të shkohet vërtet në shtëpi të pleqve mund të rekomandojë familja juaj, sepse në shumë raste anëtarët e familjes e vërejnë të parët që te anëtari i plakur i tyre po ndodhin ndryshime të caktuara.

Më së shpeshti personat e moshuar kërkojnë ndihmë kur vërejnë që shpesh fillojnë të harrojnë dhe se më nuk mund të funksionojnë të pavarur, më nuk kanë mundësi të furnizohen në mënyrë të pavarur me artikuj ushqimorë dhe të përgatisin racionet, si dhe të mbajnë vetë higjienën personale – thonë ekspertët.

Ato ndryshime, theksojnë ekspertët, është me rëndësi t’i kuptojnë seriozisht dhe ndaj tyre të veprojnë në mënyrë të përshtatshme.

Nëse personi i moshuar nuk ka familje, apo marrëdhëniet familjare janë të çrregulluara, më së shpeshti për ndihmë u drejtohen fqinjëve ose mjekut të mjekësisë së përgjithshme.

Është me rëndësi t’u shpjegohet se në cilat segmente u ofrohet ndihma dhe që ajo ndihmë nuk është e thënë të jetë afatgjatë dhe se nuk do të humbin tërësisht pavarësinë.

Personat e moshuar nuk duhet të hezitojnë bisedën për ndryshimet që u ndodhin, nuk duhet të ndihen keq nëse vërejnë që në disa aspekte nuk mund të funksionojnë vetëm, andaj edhe duhet të kërkojnë ndihmë.

Familja duhet të jetë në të shumtën e rasteve përkrahja më e mirë për personin e moshuar. Mirëpo për shkak të mënyrës së tanishme të jetesës gjithnjë e më dinamike, ndodh që të moshuarit shpesh mbeten të vetmuar dhe ndihen shumë të mërzitur.

Anëtarët e familjes duhet t’i kushtojnë kujdes dhe të kenë mirëkuptim për ndryshimet specifike të jetës së anëtarit të moshuar. /Telegrafi/