Hardinaj: PDK e LDK të tregojnë nëse AAK është e lidhur me krimin (Video)

E publikuar: 24/09/2016 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj tha se ua ka lënë partive në pushtet të tregojnë nëse AAK-ja është e lidhur me haraçin.

Haradinaj në një intervistë për KALLXO.com duke iu përgjigjur pyetjes për akuzat rreth haraçit që shpesh i bëhen AAK-së, tha se luftën kundër kësaj dukurie ua ka lënë në dorë PDK-së e LDK-së, partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Ja u kemi dhënë pushtetin atyre që na akuzojshin, në këtë rast LDK-së dhe PDK-së edhe me siguri ata e dinë të vërtetën, ose i kanë dënuar njerëzit e haraçit e njerëzit e krimit. Pra, jau kemi jep pushtetin pikërisht atyre që na i atribuojshin këto. Janë që disa vite në pushtet, PDK është nga 2008, LDK disa herë e edhe tash, e ata le të na tregojnë se a kemi ne lidhje me krimin apo jo,” tha Haradinaj.

Dy vjet më parë Haradinaj kishte deklaruar se në partinë e tij nuk do të ketë njerëz të lidhur me haraçin dhe krimin.