Hardinaj pas vdekjes së ish ministrit të Jashtëm gjerman: Kosova humbi një mik të madh

E publikuar: 05/03/2019 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Ministri i Jashtëm gjerman Klaus Kinkel ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ngushëllimet për vdekjen e tij i ka shprehur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili përmes rrjetit social Facebook theksoi se Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën europiane.

“Gjermania e humbi sot nje nga diplomatët më të shquar nga radhët e saj, Klaus Kinkel, derisa Kosova një mik të madh. Ngushëllime për familjen dhe shtetin gjerman për këtë humbje”, shkroi Haradinaj.