‘Harder’ titullohet kënga e re e Bebe Rexhës

E publikuar: 13/07/2019 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bebe Rexha në bashkëpunim me Dj e njohur ka publikuar këngën e re.

Bebe Rexha këtë herë ka punuar me Jax Jones për finalizimin e këngës së re e cila me tu publikuar fitoi pëlqimin e publikut.

Projekti titullohet ‘Harder’ dhe është vetëm në versionin audio, por mund të ndodh që më vonë dibranja të sjellë edhe një klip.

Kujtojmë se ky është bashkëpunimi i dytë brenda muajit i këngëtares shqiptare. Pas këngës ‘Call You Mine’ me Chainsmokers pritshmërite janë të mëdha edhe për këtë projekt.