Harden i pamëshirshëm, Houston nuk njeh kundërshtar në NBA (Video)

E publikuar: 10/12/2017 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Houston Rockets ka vazhduar serinë fantastike të fitoreve në NBA.

Skuadra nga Teksasi ka marrë edhe fitoren e nëntë radhazi, derisa ‘viktima’ e tyre ishte Portland Trail Blazers.

Në fund rezultati ishte shtatë pikë diferencë në të mirë të Rockets, 124-117, falë një ndeshje fantastike nga James Harden.

Harden ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 48 pikë, bëri tetë kërcime dhe dhuroi tre asistime.

Me lojë të mirë tek ‘Raketat’ u dalluan edhe Chris Paul me 26 pikë e Ariza me 13 të tjera.

Ndërkohë tek Blazers, më efikasit ishin Damien Lillard me 35 pikë e McCollum me 28 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Cleveland Cavaliers është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Indiana Pacers.

Finalistët e NBA-së, kanë triumfuar në shtëpi të tyre përballë Philadelphia 76ers me rezultat 105-98.

Si gjithmonë LeBron James ishte më efikasi tek vendasit me ‘Triple Double’ fantastik, 30 pikë 13 asistime dhe po aq kërcime.

Tek fitoret u rikthyer edhe Oklahoma City Thunder që pas vazhdimeve mposhti Memphis Grizzlies 102-101.

Carmelo Anthony dhe Steve Adams ishin më efikasit me nga 21 pikë, ndërsa një pikë më pak shënoi Russell Westbrook që në këtë takim bëri një tjetër ‘Triple Double’, me 20 pikë 14 asistime dhe 11 kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet e mbrëmjes në NBA:

Cleveland Cavaliers – Philadelphia 105-98

Houston Rockets – Portland Blazers 124-117

Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder 101-102

Charlotte Hornets – LA Lakers 99-110

Atlanta Hawks – Orlando Magic 117-110

Chicago Bulls – New York Knicks 104-102

Milwauke Bucks – Utah Jazz 117-100

Phoenix Suns – San Antonio Spurs 101-104

Brooklyn Nets – Miami Heat 89-101

Los Angeles Clippers – Washington Wizards 113-112