Haradinaj: Votoni, me votën tuaj do të jetoni katër vjet

E publikuar: 19/11/2017 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kryer obligimin e tij qytetar, votimin. Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin në rrethin e dytë të zgjedhjeve pasi me votën që do të japin do të jetojnë për katër vjet, raporton Express.

“Kryva obligimin qytetar të votës, mendoj që raudni i dytë i votimit është i rëndësishëm aq sa randi i parë”, tha Haradinaj.

“I ftoj qytetarët të votojnë, me votë të tyre jetojnë katër vjet”, tha tutje kryeministri.

Haradinaj tha se Kosovën e presin shumë punë. “I lus qytetarët e vendit mos ta neglizhojnë këtë ditë të dalin të votojnë”, përfundoi ai./Express