Haradinaj: Vetëvendosja e rrëzoi veten, jo Grenelli

E publikuar: 22/09/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, duke thënë se kjo parti duhet t’ia bëjë një analizë vetes dhe të mos nxitohet duke fajësuar të tjerët për rrëzimin nga Qeveria.

“Vetëvendosjen nuk e kanë rrëzuar askush, por e kanë rrëzuar veten e tyre dhe nuk i ka rrëzuar Grenelli dhe askush tjetër”, është shprehur Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë e kam parë që koncepti i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ka qenë mashtrues. Joshja e popullit ka qenë mashtrim. Disa pozicione i ka pasur të gabuara gjë që ia kam thënë haptas. Vetëvendosje duhet t’ia bëjë një analizë vetes. Kur e kam rrëzuar veten, unë ia kam kthyer postin sovranit. Vetëvendosje e ka rrëzuar veten”, ka shtuar ai.