Haradinaj: Veteranët do të punojnë, pensionet nuk do iu mohohen

E publikuar: 22/05/2017 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në prezantimin e tij të parë në Gjilan ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës ka shumë punë për të bërë për të çuar vendin përpara.

I nominuari Ramush Haradinaj, u premtoi fillimisht veteranëve se ligji i tyre për punësim do të ndryshojë, një gjë e tillë duke iu referuar verdiktit aktual se ata që kanë statusin e tillë kanë të ndaluar të punojnë në të kundërtën pensionet e tyre do të anulohen.

”Veteranët do të kenë mundësinë të punojnë, por, pensioni nuk do të ju ndalohet. Ata do të zgjedhin nëse duan të punojnë apo jo por i sigurojë që pensioni i tyre do t’ju vazhdojë”.

Veç tjerash lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në takimin me qytetarët e Gjilanit, shpalosi disa nga programet të cilat ai ka për vendin, duke shtuar se do të sigurojë shtesat e fëmijëve në vend e po ashtu do të ketë dhe një fond për sigurim pensional invalidor.

”Jam bërë gati për katër vjet punë. Ne kemi kushtetutë, ajo është më e mira e mundshme për komunitete. Në Kosovë ka plot punë, nuk ka shtesa të fëmijëve. Pse të mos jepen shtesat e fëmijëve në Kosovë? Nuk kemi fond për sigurim pensional invalidor në fillim. Ka shumë punë për të ecur përpara”.

”E kanë sjellë fazën për investime në Trepçë por investimet nuk kanë filluar. Jemi të sigurt që Trepça është e Kosovës, por do të vazhdojmë me investimet”.