Haradinaj, Veseli, Limaj e të tjerë kujtojnë Luan Haradinajn

E publikuar: 06/05/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përkujtim të 21-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major Luan Haradinaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj tha se janë mbledhur për të përkujtuar një atdhetar të shquar të përmasave kombëtare, Ismail Haradinaj, ideolog i çështjes kombëtare, prijës i lëvizjeve të hershme për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, njëkohësisht për luftëtarin e hershëm Luan Haradinaj, i cili po ashtu ishte nga brezi i parë i luftëtarëve dhe veprues në veprimet e para për liri, mbështetës për mbarëvajtje dhe funksionim të UÇK-së, e deri në komandim.

nder sot e kanë bërë të madh të gjithë pjesëmarrësit me prezencën e tyre”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar të gjithë ata që bënë nderim në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e gjallë dhe gjithë të tjerët.

Homazhe po ashtu u bënë edhe pranë shtatores së dëshmorit të Kombit, Luan Haradinaj në Deçan dhe heroit të Kombit, Sali Çekaj.

Të pranishëm në homazhe ishin familjarë, përfaqësues institucional nga pushteti qendror dhe lokal, deputetë, kryetarë komunash, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe ish-komandant “Çeliku” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj ka kujtuar dëshmorin e kombit Luan Haradinajn në 21 vjetorin e rënies së tij.

“21 vjet më parë, në një nga betejat e para të UÇK-së, ra heroikisht dëshmori i kombit Luan Haradinaj Luani i takonte brezit të parë të luftës çlirimtare të Kosovës. Veprat e Luanit dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë. Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë! Lavdi!”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook./koha.net/