Haradinaj: Veprimet e Thaçit dhe Mustafës janë tradhëti kombëtare

E publikuar: 08/01/2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj as me emër nuk e përmend në këtë intervistë për Javanews, Murat Mehën, kryetarin e Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi. Pak kohë më parë, ai ia përplasi në sy hartat që kishin të bënin me demarkacionin me shtetin fqinj.

Haradinaj në këtë intervistë sqaron qëndrimin e Opozitës dhe shtjellon mendimin se Pozita e tanishme e ka humbur krejt legjitimitetin e vet. “Unë kam shpresuar se liderët e partive të koalicionit qeveritar, Mustafa dhe Thaçi, nuk do të ngulnin këmbë në zbatimin e dy marrëveshjeve, asaj për kufirin dhe marrëveshjes për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, sepse ishte e qartë se me to rrezikohej edhe territori edhe sovraniteti.
Tash që ata nuk e kanë përfillur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit marrëveshja për Asociacionin e komunave është në kundërshtim me kushtetutën, nuk mbetët asnjë rrugë tjetër për të dalë nga kriza politike, përpos dorëheqjes së kësaj qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve”, shprehet ai.

Z.Haradinaj ka përgjigje edhe për situatën e bisedimeve dhe e përjashton apriori afrimin në qeveri, pasi na ka arrestuar plot 13 deputetë, cilëson. Por, ajo që thekson është gjithnjë e prerë, kjo qeveri nuk respekton as kushtetutën dhe si mund të dëgjohet nga populli. Duket se Kosova nga fjalët e tij ka vetëm një udhë dhe këto janë dorëheqja e qeverisë dhe kuptohet zgjedhjet e parakohshme. Protesta e ditës së shtunë (9 Janar 2016) do të tregojë shumë për të ardhmen e Kosovës./javanews.al