Haradinaj uron Ditën e Çlirimit për disa komuna

E publikuar: 14/06/2020 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar disa Komuna të cilët shënojnë sot 14 Ditën e Çlirimit.

Haradinaj ka uruar sot Vitinë, Drenasin, Rahovecin, Obiliqin e Gjakovën, që shënohet sot më 14 qershor.

“Kosova po çlirohej qytet pas qyteti. Me 14 qershor 1999, u realizua ëndrra e luftëtarëve të brigadave 132 “Myrtë Zeneli”, 137 “Gjakova”, 134 “Bedri Shala”, 138 “Agim Ramadani”, 124 “Gani Pacëarizi”, 114 “Fehmi Lladrovci” e 173 “Gursel e Bajram Sulejmani”. Shumë nga ta, triumfues dhe krenarë, përjetuan ditën kur erdhi liria, e shumë të tjerë, ishin përjetësuar në betejat që ndaluan gjenocidin dhe mposhtën armikun”, ka shkruar ish-kryeministri.

Ai nuk ka lën pa përmendur ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-së, për të çka edhe i ka falenderuar.

“Përjeteësisht të përkulur ndaj sakrificës së të rënëve! Përjetësisht falënderues për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s në momentet më vendimtare për popullin tonë!”, ka shkruar Haradinaj.