Haradinaj uron 337 ushtarët e rinj të FSK-së: Ushtarët e Kosovës gjithmonë në shërbim të paqes

E publikuar: 15/11/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar 337 ushtarët e rinj të FSK-së që janë bërë pjesë e ushtrisë nga sot.

“Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes”.

“Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt. Urime!”.