Haradinaj u ndihmon deputetëve të VV-së t’i vendosin peticionet (Foto)

E publikuar: 20/03/2018 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me fillim të seancës së demarkacionit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sjellë në sallën e  Kuvendit të Kosovës peticionin e nënshkruar nga qytetarët kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Me këtë rast ata kanë vendosur që peticionet e nënshkruara t’i afrojnë tek ulësja e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, raporton Indeksonline.

Ajo çfarë ka rënë në sy është qëndrimi i Haradinajt i cili ka vendosur që t’u lirojë vend dhe t’u ndihmojë atyre që t’i vendosin këto peticione./Indeksonline/