Haradinaj u jep një mesazh futbollistëve para ndeshjes Kosovë – Slloveni

E publikuar: 11/10/2020 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka mbetur edhe më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, raporton KosovaPress.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challendes do të kërkoj reagimin pozitiv pas humbjes nga Maqedonia e Veriut para katër ditësh.

Ndërkohë, para fillimit të ndeshjes, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përkundër mungesës në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, zemra e tij pulson për lojtarët sonte.

“Edhe pse sonte nuk jemi në tribunat e “Fadil Vokrrit”, zemra jonë pulson për ju!”, shkroi Haradinaj në profilin e tij në Facebook.