Haradinaj tregon muajin kur kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave

E publikuar: 31/12/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në mars të vitit 2019 kosovarët do ta marrin liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka thënë se evropianët na kanë paralajmëruar që mos të caktojmë data mirëpo kryeministri ka thënë se kjo çështje është në interes të kosovarëve.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epoka e Re”.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për ftesat  e ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Ai ka thënë se kjo është një mënyrë e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolin.

“Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë Haradinaj.