Haradinaj thotë se Qeveria që ai drejton ka dinamikën më të lartë të punës

E publikuar: 13/07/2018 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është lavdëruar për punën e qeverisë në mbledhjen e sotme, gjatë diskutimit për Draftin e Raportit të Punës së Qeverisë të Kosovës për periudhën shtator 2017 – korrik 2018.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se ky raport vërteton një dinamikë të qeverisjes që, sipas tij, Kosova nuk e ka pasur të paktën që nga shpallja e Pavarësisë.

“Raporti është i sistemuar në tri pjesë, të arriturat e qeverisë, të ministrive veç e veç, pjesa e 75 projektligjeve që u janë dërguar Kuvendi, 91 akte nënligjore të nxjerra nga ministria”.

“Janë 600 vendime të nxjerra nga qeveria. Pas aprovimit nga qeveria, raporti i punës do t’i dërgohet edhe Kuvendit. Ajo që ky raport vërteton është një dinamikë e punës që nuk ka qenë më herët. Është një dinamikë e vetmja e tillë, që nga pavarësia të paktën. E bëmë pak vetëlavdërim, por ashtu është”.