Haradinaj thotë se populli po i beson më shumë AAK-së sesa Vetëvendosjes

E publikuar: 18/04/2019 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK aktualisht renditen para Lëvizjes Vetëvendosje.

“AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim në popull. Janë Informata të subjekteve relevante ndërkombëtare. Është më mirë që Vetëvendosje të targetojë ku janë defektet por jo të kalojë me kritika në shabllon. Kështu s’mund ta rrisë besimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se e din edhe defektin e rënies së besimit në partinë që drejton Albin Kurti.

“Ju ka rënë besimi, zotit Kurtit realisht. Nuk kam besuar, arsyeja më është thënë se është mungesa e folësve që dikur i kanë paraqitur temat. Kryesisht sot te ta ka nervozizëm dhe militantizëm, që nuk jepin efekte”, ka përfunduar kryeministri.