Haradinaj thotë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

13.01.2021 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj thotë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca hyn më e përgatitur se më parë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se këto zgjedhje janë ndryshe dhe se çelësi i suksesit të tyre është edhe zgjedhja e Presidentit të vendit.

“Aleanca hyn në zgjedhje më e përgatitur se më parë. E kemi përfunduar programin i cili është i fokusuar për situatën ekonomike dhe gjendjen me pandeminë. Poashtu kemi fondin e rimëkëmbjes prej 1 miliard euro dhe jemi në proces për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë”.

“Këto zgjedhje janë ndryshe, çelësi i suksesit të tyre është edhe zgjedhja e Presidentit të vendit, nëse kjo dështon, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje prandaj duke i ofruar Kosovës udhëheqjen e vendit, kemi marrë përgjegjësi me qenë gardian të të gjitha çështjeve të shtetit tonë, mes tyre sigurimin në NATO dhe BE”, tha ai në një konferencë për media.

Ndër të tjerash, Haradinaj i bëri thirrje mërgatës për të votuar.

“Unë e kam ngrënë vet bukën e mërgimtarit dikur, e ndjej dhe i kuptoj mërgimtarët jo veç nga kjo perspektivë por edhe nga ajo dikur, ju them që jo vetëm sot por ne jemi një dhe nuk jemi të ndarë. Gjithnjë do të jemi një për të ndërtuar bashkë interesin tonë. Ju bëj thirrje njerëzve tonë që jeta i ka dërguar në vende të ndryshme të botës të jenë në Kosovë dhe të jenë me njerëzit e duhur të Kosovës më 14 shkurt”.

“AAK i ka dy njerëz që e kanë fokusin në çështjen e diasporës, Meliza Haradinaj dhe Time Kadriaj të cilat e kanë fokusin tek mërgata. Gjithashtu, Arbnora Hasani është nga rrethina e Mitrovicës e cila jeton në Gjenevë, një vajzë e ngritur e cila do të përfaqësojë mërgatën si kandidate për deputet në këto zgjedhje”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Haradinaj thotë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Haradinaj thotë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Daka takon kryesuesin e KGJK-së, flasin për verifikimin e kandidatëve të subjekteve politike

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës rritet për 3 metra pas reshjeve

Kurti pas situatës nga vërshimet: Shiu ka nxjerrë në pah dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare

Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha subvencionet e dyfishta për bujqit kosovarë

Osmani takohet me përfaqësuesit politikë të Belgjikës, u diskutua për liberalizimin e vizave

Hoxhaj fton bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar: PDK ka plan konkret për diasporën

Osmani pritet nga Lajçak, flasin edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

‘’Keni bërë vjedhje industriale’’, ‘’Kjo është gjuhë e rrugëve’’ – procesi zgjedhor përplas ashpër Pecin dhe Fetahun e PDK-së (VIDEO)

Kelmendi pas aderimit në PDK: Nuk largohem kur vendi ka nevojë, sidomos në mungesë fizike të Veselit dhe Thaçit

Palmer: SHBA do të jetë partner i qeverisë së re të Kosovës

Ramiz Kelmendi do jetë pjesë e listës së PDK-së

Daka: U ndjeva e ofenduar nga talljet për telefonatat e diasporës

Fatmir Limaj tregon se si ia “mbylli derën” për koalicion Enver Hoxhaj

Limaj: Veseli e Thaçi kërkuan që PDK-ja të ketë partneritet me Nismën