Haradinaj thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë

E publikuar: 07/10/2015 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se opozita nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Lideri i AAK-së thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë.
Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se edhe nëpërmjet protestave por edhe formave tjera, do të pengohet Kuvendi, për të mos e lejuar kalimin e marrëveshjeve dhe Qeveria për të mos e lejuar t’i zbatojë ato.

“Moslejimi që të vazhdohet një angazhim i zakonshëm parlamentar që do të krijonte parakushtet për zbatim të marrëveshjece të dëmshme, ne po bëhem instrument i moszbatim i marrëveshjeve të dëmshme. Ne do ta pengojmë edhe Qeverinë, jo vetëm Parlamentin. Do ta pengojmë edhe përmes protestës, përmes formave të tjera”, ka thënë Haradinaj në “Debat”.