Haradinaj-Thaçit: Ti je fajtori!

E publikuar: 21/03/2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisjes së tanishme duke thënë se ata mund ta ndryshojnë vendin vetëm në rast se e kuptojnë që janë duke e prish Kosovën.

Ai po ashtu, ka fajësuar ish-kreminstrin e Republikës, Hashim Thaçin, për të cilin ka thënë se është përgjegjës për gjendjen aktuale në Kosovë.

“ Zotni Hashim Thaçi PDK-ja ka përgjegjësi pse është Kosova kështu sot, nuk e them këtë pse mendoj diçka të keqe për të dhe për PDK- në por kanë përgjegjësi pse është Kosova kështu,raporton zëri.

A munden ata me ndryshu që me u ndryshu gjendja, mujnë në rast se e kuptojnë se e kanë prish deri sa nuk e marrin vesh që e kanë prish Kosovën deri në një masë të madhe nuk kanë qysh me ndihmu se nuk e kanë marrë vesh që e kanë prish, nuk e dinë që e kanë prish, ndoshta kujtojnë që mirë e kanë ba, ndoshta mendojnë se ne jemi gabim”, tha ai.