Haradinaj: Të japin nga vetja për një të nesërme më të mirë

E publikuar: 18/12/2018 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda Ekonomike e Kosovës po organizon një gala mbrëmje, ku do të ndahen shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2018. Mbrëmja organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Down Syndrome Kosova”, për të cilën gjithashtu aty kompanitë mund të japin kontribut financiar”.

Pjesëmarrës në këtë event është edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili i uroi një vit sa më të suksesshëm të gjithë prodhuesve dhe sipërmarrësve të vendit tonë si dhe vlerësoi këtë organizim, duke thënë se sot po bëhet veprim njerëzor, meqë jemi të shquar për humanizëm për shoqatën “Down Syndrome Kosova”.

“Të gjithë ne jemi krijues, vlera e secilit është e çmuar. Nëse gjithë japim nga vetja për një të nesërme më të mirë, do t’ua shpërblejmë brezave dhe atyre që e kanë shpresën për ne”, deklaroi Haradinaj.

Këtë organizim e ka përshëndetur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rrukiqi, i cili mes tjerasg e përkrahu vendosjen e taksës prej 100 përqind ndaj Serbisë dhe i falënderoi gjithë bizneset private që i janë përmbajtur këtij vendimi.