Haradinaj: Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës

E publikuar: 16/08/2019 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e sotme e Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq lidhur me kundërshtimin për njohje të Kosovës tregon se tarifa 100 përqind për produktet serbe nuk e ka bllokuar dialogun.

“Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun! Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta1”.