Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë do të qëndrojë deri në njohje reciproke

E publikuar: 22/02/2019 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në komunën e Mamushës ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj shteti serb.

Haradinaj tha se ata si qeveri i kanë pikëpamjet e tyre dhe beson që edhe koalicioni qeverisës do ta respektojë vendimin e Qeverisë.

“Vendimi është marrë si reaksion ndaj qasjes së Serbisë, por është ditë që ka reaksion në ekonominë e vendit sidomos në ekonominë prodhuese, por duhet të bëhet kujdes me sipërmarrësit tonë dhe duhet të rritet kontrolli kufitar që mos t’i lejojmë të hyjnë mallrat paligjshëm. Ne i kemi pikëpamjet që është më mirë me heq, por besoj që vendimin do ta respektojnë pasi që është vendim i Qeverisë”, tha Haradinaj.

Ai tha se dëshira për ta hequr taksën është, por ajo do rrijë në fuqi deri në njohje reciproke me Serbinë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite në Komunën e Mamushës.