Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Vishegradit

E publikuar: 29/03/2019 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, Rastislav Kostilnik, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë, Dushan Kralik.

Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit, Haradinaj iu ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit iu shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përkrahjen e shtetit tonë në procesin e integrimit europian dhe MSA-së, si marrëdhënie kontraktuale me BE-në”.