Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

18.07.2019 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një takim me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s për Evropë (SACEUR), Gjeneralin Tod D. Wolters, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjërë.

Haradinaj e ka njoftuar gjeneralin Wolters për të arriturat e institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të sigurisë, duke theksuar orientimin properëndimor dhe euroatlantik të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar gjeneralin Wolters dhe NATO-n për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset dhe për misionin e tyre në krijimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme në avancimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është e rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multientike dhe profesionale po avancohet sipas standardeve të NATO-s si ofruese e sigurisë në vend e rajon”, tha kryeministri Haradinaj duke theksuar se Kosova në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri – Atlantik është konsistente dhe e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga ShBA-ja dhe NATO.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nesër kuptohet kush do ta punojë shtatoren e Mandelës së Ballkanit

Nesër kuptohet kush do ta punojë shtatoren e Mandelës së Ballkanit

Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

34 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

34 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

Gjermania i jep dritën jeshile Kosovës

Gjermania i jep dritën jeshile Kosovës

Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

Në betejë me falimentimin

Në betejë me falimentimin

Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

ATK në telashe, dyshime për abuzime me arka fiskale

ATK në telashe, dyshime për abuzime me arka fiskale

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Haradinaj akuzon Thaçin e Veselin se e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Haradinaj akuzon Thaçin e Veselin se e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Zhgënjimi me drejtësinë

Zhgënjimi me drejtësinë

Daut Haradinaj: Edhe Dukagjini të trajtohet si krejt Kosova, autostrada duhet të ndërtohet

Daut Haradinaj: Edhe Dukagjini të trajtohet si krejt Kosova, autostrada duhet të ndërtohet

50 aktakuza për 24 orë

50 aktakuza për 24 orë