Haradinaj takon ambasadorin austriak, flasin për krijimin e Qeverisë

E publikuar: 23/06/2017 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

“Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.
“Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit”, ka përfunduar Haradinaj.