Haradinaj takohet me Monika Kryemadhin

E publikuar: 14/06/2020 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme në Durrës është takuar me Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së. Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona”.

“U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.