Haradinaj takohet me Kosnett – diskutohet për zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë

E publikuar: 13/03/2019 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, aty u diskutua për tema të vendit, me theks të veçantë zhvillimi ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Haradinaj tha se Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor.

“Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”.

“ Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.