Haradinaj takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për zgjedhjet

E publikuar: 29/08/2019 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka treguar se me ambasadorin Kosnett kanë biseduar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinaj pa ndërhyrje:

Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani.

Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona.