Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, bisedojnë për liberalizimin e vizave

E publikuar: 17/07/2019 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Christian Heldt.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka bërë të ditur se me ambasadorin gjerman ka biseduar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Takim i rregullt pune me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike në vend, vizitën e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë Jens Spahn, përparimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe marrëdhëniet e avancuara bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman.