Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan Kosnett

E publikuar: 03/04/2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”.

Haradinaj ka njoftuar se takimi i sotëm me Kosnett është prej takimeve të tyre të rregullta