Haradinaj do ta padisë për shpifje Listën Serbe pasi e quajti kriminel

E publikuar: 25/02/2017 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka paralajmëruar padi kundër Listës Srpska, e cila e quajti kriminel ish-Kryeministrin e Kosovës.
“z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska.z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar avokati Koci në facebook.

Ky reagim ka ardhur pasi mbrëmë Lista Serbe e ka cilësuar si kriminel lufte Haradinajn, duke reaguar ndaj deklaratave të Stipe Mesiq dje në Prishtinë.