Haradinaj-Stublla me bashkatdhetarët në Holandë: Bashkë ta fuqizojmë Kosovën

E publikuar: 16/09/2020 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla gjatë qëndrimit zyrtar në Hagë, ka takuar bashkatdhetarë dhe përfaqësues nga shoqatat “Kosova” dhe “Shqiptarët në Holandë”.

Ajo me këtë rast ka diskutuar për projekte konkrete për Kosovën, dhe sidomos për ruajtjen e gjuhës shqipe e cila forcon lidhjen me vendlindjen.

“Brezi i ri i diasporës së mirintegruar dhe shkolluar, kanë prekur majat e sukseseve, dhe kjo na bënë pafundësisht krenarë”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo njëherësh shprehu bindjen se bashkë me diasporën do ta fuqizojnë shtetin e Kosovës, duke shtuar se ndihet krenare që brezi i ri në diasporë po ruan gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Ndryshe, Haradinaj-Stublla gjatë vizitës zyrtare në Hagë do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi.