Haradinaj-Stublla kërkon përmbylljen e procesit të liberalizimit

E publikuar: 22/09/2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë ditës së sotme është takuar me Shefin e Misionit të Zyrë Ndërlidhëse të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, ku ka kërkuar përshpejtimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ritheksova kërkesën tonë për institutcionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme” ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook, njofton Klan Kosova.