Haradinaj as sonte nuk e la rehat Serbinë, Vulin reagon i nervozuar

E publikuar: 25/05/2017 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo deklaratë e ashpër e Vulinit vije pasi Ramush Haradinaj tha sot në Pejë se me ardhjen e tij në pushtet “Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë”.

“Kosova është Serbi, edhe pse shqiptarët mendojnë se nuk është, pra le të përpiqen që me flamurin e tyre të jenë pjesë e OBK-së dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Kështu është shprehur ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin, ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt.

“Nëse Serbia nuk është dhe nuk do të jetë në Kosovë, pse po kërkohet nga Serbia të flas me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai, duke vazhduar “nëse Serbia nuk është në Kosovës pse asgjë nuk përfundon pa thënë ne”, transmeton lajmi.net.

“Nëse Serbia nuk vendos, pse Kosovës nuk është pjesë e OBK-së dhe pse Haradinaj fshihet nga urdhër arresti i lëshuar nga Serbia, pse lobistët shqiptarë nga e gjithë bota kërcënojnë dhe lutën që Serbia të mos e pengoj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pse Kosova nuk ka ushtri, pse autoriteti më i lartë në Kosovë është UNMIKU, pse përfaqësuesit më të lartë të shqiptarëve e kanë të vështirë dhe nuk janë në gjendje të shkojnë më larg se aeroporti i Prishtinës”, ka thënë ai.

“Kosova për Rezolutën 1244 është territor nën administratën e përkohshme të OBK-së dhe Haradinaj është kriminel i liruar përkohësisht”, ka përfunduar Vulin.

Kjo deklaratë e ashpër e Vulinit vije pasi Ramush Haradinaj tha sot në Pejë se me ardhjen e tij në pushtet “Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë”.