Haradinaj: Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tre motive të shenjta për ne

E publikuar: 20/08/2019 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, gjatë ditë se sotme është takuar me strukturat e AAK-së në Prizren.

Gjatë këtij takimi Haradinaj ka thënë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tre motive të shenjta për vizionin e Aleancës, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se aprovimi i fuqishëm i konceptit 100 për-qind shtet është pikënisja që të orientohet tërë energjia në proceset e brendshme zhvillimore.

Postimi i plotë:

Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore. RH