Haradinaj shkon në Maqedoni

E publikuar: 17/04/2018 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministrja për Mjedisi, Albena Reshitaj sot do ta vizitojnë Maqedoninë. Gjatë qëndrimit të Reshitaj në Shkup, ajo do të takohet me ministrin për Mjedis Jetësor Sadulla Duraki.

Siç bëhet e ditur, kryeministri Ramush Haradinaj nesër do të mirëpritet nga homologu i tij Zoran Zaev. Ardhja e tij ngjall shpresat për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, shumica e të cilëve janë të dënuar me burg të përjetshëm.

Kryeministri Haradinaj u ka premtuar familjarëve të tyre se do të angazhohet maksimalisht që drejtësia të vijë në vend lidhur me pjesëtarët e këtij grupi.

Ardhja e Haradinajt në Shkup ka shtuar optimizmin edhe te mbrojtja e pjesëtarëve të Grupit, të cilët shpresojnë se kjo paraqet një sinjal se do të përmirësohet padrejtësia që sipas tyre, u bë në “rastin e montuar Lagja e Trimave”./indeksonline/