Haradinaj: Shën Tereza me mrekullitë e saj i dha botës shembullin unik të humanizmit

E publikuar: 26/08/2019 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka kujtuar Shën Terezën në 109 vjetorin e lindjes së saj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nobelistja e parë shqiptare në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj.

“Nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit” shkroi Haradinaj.

Ndër tjera, Haradinaj shtoi se ajo përkushtimin e nënave shqiptare e shndërroi në kult duke e universalizuar në botë, dhe se ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme.

“Ajo e shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare, duke e universalizuar në përmasa botërore. Sot, në 109 vjetorin e lindjes, me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj”, ka shkruar Haradinaj.