Haradinaj: Serbia t’i kryejë vetë punët e brendshme, neve të na lë t’i kryejmë punët tona

E publikuar: 19/03/2019 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia i lidhë zhvillimet e saj të brendshme në mënyra të ndryshme me Kosovën.

Por ai ka thënë se Prishtina ka telashet e veta dhe se s’ka kapacitete për të ndërhyrë në punët e Beogradit, njofton Klan Kosova.

“Ata [Serbia] na keqpërdorin pa nevojë. Deklarata se po rrezikohet veriu dhe populli janë serb janë për zhvillime e brendshme atje. Nuk kemi si të ndikojmë në procese në vendet përreth. Apelojmë te zyrtarët në Serbi që punët e brendshme të tyre t’i kryejnë vet dhe të na lënë edhe neve t’i kryejmë punë tona”.

“Faktori ndërkombëtar duhet të kërkojë nga Serbia që të mos e përfshijnë Kosovën në çështje të tyre të brendshme .