Haradinaj: Serbia po blen armë në Moskë për qëllime lufte

E publikuar: 02/04/2019 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat po pamundësojnë zbatimin e agjendave europiane, një të tillë e përfshiu edhe qasjen e Bashkimit Europian ndaj Serbisë.

Haradinaj deklaroi se është e paraparë që edhe pas zgjedhjeve të mekanizmeve të Bashkimit Europian, të ruhet besim tek krahu politik që më pas të ketë fokus edhe më të madh në Ballkan, njofton Klan Kosova.

”Është vështirë të bëjmë parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, por siç qarkullojnë raportet do të ketë një ruajtje të besimit për krahun politik jo i djathtë ekstrem por ata që përfaqësojnë vet”.

”Nëse përmbyllet kjo edhe me Brexit, shpresojmë që BE do ta rris fokusimin në Ballkan”.

”Ne jemi në komunikim direkt me Washingtonin për zhvillimet rreth nesh dhe me fqinjtë tanë, dhe besojmë që një bashkëpunim i ngushtë i fqinjëve tanë edhe Kosovës, e Serbisë me Washingtonin e Berlinin do të arrijmë deri tek zgjidhja e duhur”.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj duke përmendur sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet tha po ashtu se Serbia me fondet që i jepen nga Bashkimi Europian po blen armë në Moskë, për qëllime lufte, ndërsa BE nuk po i ankohet, njofton Klan Kosova.

”Kosova ka sfida të shumta. Serbia po blen armë në Moskë”.

”Ato armë janë për qëllime të luftrave dhe bëjnë bukur shumë para, Serbia po mer para të taksapaugesve të Serbisë, e po hap vende pune në Moskë”.