Haradinaj: Serbia le të na ndjekë sa të mundet, këtu na gjen

E publikuar: 18/01/2017 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daut Haradinaj, deputeti i AAK-së i është përgjigjur ministres serbe të Drejtësisë, që kishte deklaruar se Serbia do ta ndjekë sa të jetë gjallë Ramush Haradinajn. Vëllai i Ramush Haradinajt, i cili dy javë më parë u ndal në Francë, me urdhërarrest të Serbisë, ka deklaruar se Serbia mund t’i ndjekë sa të dojë, por Kosovën e ka humbur përjetësisht. “Serbia le të na ndjekë sa të mundet, këtu na gjen”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së. Bisedën e plotë mund ta ndiqni sot në KTV prej orës 23:20.