Haradinaj s’e di se çfarë folën Thaçi e Vuçiqi në Bruksel

E publikuar: 10/11/2018 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka informacionet se çka ka diskutuar presidenti Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të së enjtes në Bruksel, në kuadër të fazës finale të dialogut mes dy vendeve.

“Nuk kam asnjë informatë çfarë ka ndodhur atje, nuk di detaje çka ka ndodhur atje”, ka thënë gjatë Haradinaj gjatë një aksioni të pastrimit në hyrje të parkut të Gërmisë në kryeqytet, bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosovo”./KTV